Ofrohet për #SHITJE banesa me sipërfaqe 120m² në Bregun e Diellit, tek banesat e standardit. Banesa ka orientim nga lindja dhe organizim praktik të hapësirave, ku përfshihen qëndrimi ditor me kuzhinë, 3 dhoma e gjumit, 2 banjo dhe 2 ballkona. Është e mobiluar me stil modern, duke ofruar rehati dhe atmosferë të ngrohtë për jetesë. Sistemi i ngrohjes funksionon me energji elektrike (ka dhe kalldajen), ndërsa për freskim gjatë verës është i instaluar kondicioneri. Ndërtesa ofron ashensor dhe garazh me çmim shtesë. Prona ndodhet në një lagje të qetë e të gjelbëruar, me qasje të lehtë në shkollë fillore, kopshte, qendrën e mjekësisë familjare dhe shumë shërbime të tjera të nevojshme për jetesë cilësore. Një mundësi e shkëlqyer për familjet që kërkojnë hapësirë, rehatinë dhe lokacion të përshtatshëm në Prishtinë. ID e shpalljes: PA0018