Në një nga lokacionet më të dëshiruara për jetesë dhe zhvillim afarist në Prishtinë – Prime Residence 2, ofrohet me qira kjo banesë moderne dhe funksionale, e cila ndodhet në katin e 5-të të objektit. Me një sipërfaqe prej 130m², kjo banesë është ideale për kompani, studio ligjore, agjenci kreative, por gjithashtu e përkryer edhe për familje apo profesionistë që kërkojnë një ambient të rehatshëm dhe me stil në një lokacion të përshtatshëm. Banesa ofron ndriçim të bollshëm natyral, organizim praktik të hapësirës dhe një ambient të qetë për punë apo jetesë. Lokacioni në Lakrishtë siguron qasje të shpejtë në qendër të qytetit dhe afër të gjitha shërbimeve të nevojshme. ID e shpalljes: PA0004