Ofrohet për #QIRA banesa me sipërfaqe 38m², e pozicionuar në katin e 7-të të objektit të BTP Holding, tek Rruga C. Banesa përbëhet nga dhoma e gjumit e integruar me ambientin e ditës, mini-kuzhinë funksionale, banjo dhe garazhin, duke ofruar kushte të plota për një qëndrim të rehatshëm. Banesa është plotësisht e mobiluar me mobilje të reja dhe të përzgjedhura me kujdes, si dhe e pajisur me kondicioner për komoditet gjatë gjithë vitit. Pozita e favorshme në Rrugën C ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në zonat kryesore të qytetit, duke e bërë banesën edhe më të përshtatshme për jetë urbane. E përshtatshme për çifte që kërkojnë privatësi dhe komoditet në një ambient modern dhe praktik. ID e shpalljes: PA0022