Banesa me sipërfaqe 62m² ndodhet në kompleksin e Trio Construction, në Lagjen e Muhaxherëve.
Banesa e orientuar nga perëndimi, është tërësisht e mobiluar dhe sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ka këtë rënditje: Qëndrimi ditor | Kuzhinë dhe tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Ballkon.
Ndërtesa është e pajisur me ashensor, ofron hapësirë parkingu dhe këndin e lojërave për fëmijë.
Ndodhet në një lagje tejet të përshtatshme për banim, në afërsi të qendrës, parkut të qytetit, shkollave dhe fakulteteve, dhe ka qasje të shpejtë në të gjitha shërbimet e nevojshme për banorë.