Ofrohet për #SHITJE lokali me sipërfaqe 71.2m², i pozicionuar në kompleksin Konaku në lagjen Aktash. Vendndodhja e zhvilluar dhe qasja e lehtë e bëjnë një zgjedhje të përshtatshme për biznese që kërkojnë funksionalitet dhe prezencë të qëndrueshme në treg. Hapësira është aktualisht e ndarë në dy ambiente, por mund të bashkohen dhe të shfrytëzohen si një tërësi, duke ofruar fleksibilitet për përshtatje sipas aktivitetit – qoftë si ordinancë, call center apo ndonjë veprimtari tjetër afariste. Prona ka mundësi të ofrohet edhe për qira me çmim 1000 € në muaj dhe posedon dokumentacion të rregullt me fletë posedimi. Një mundësi ideale për investim ose zhvillim të biznesit tuaj në një zonë të konsoliduar të Prishtinës. ID e shpalljes: PL0006