Bëhu me hapësirë ideal for biznes afatgjatë
Ofrohet me qira objekt afarist me sipërfaqe totale 342.14 m², me lokacion shumë të kërkuar në lagjen Pejton, në rrugën “Perandori Justinian nr.14”. Një zgjedhje perfekte për zyra administrative, kompani, organizata apo biznese që kërkojnë funksionalitet dhe qasje të lehtë.
Objekti është i strukturuar në përdhes dhe dy etazha. Kati përdhes me 110.01 m² ofron hapësirë të hapur për shfrytëzim, mini kuzhinë, dhomë serveri dhe banjo. Kati i parë ka 116.99 m², i organizuar në dy zyra, banjo dhe dy ballkone, ndërsa kati i dytë përfshin 115.14 m² me tri zyra, një ballkon dhe banjo, duke mundësuar ndarje të qartë sipas departamenteve.
Objekti është i pajisur me sistem klimatizimi, alarm kundër zjarrit dhe ngrohje me energji elektrike. Në pjesën e jashtme janë të siguruara edhe dy vende parkimi, duke e bërë këtë pronë praktike dhe funksionale për përdorim të përditshëm.
Na kontakto sot dhe siguro hapësirën që i jep formë biznesit tënd!
📱 +383 48 711 118
📧 relations@struktura-realestate.com
🌐 www.struktura-realestate.com