Banesa me sipërfaqe 114.06m² ndodhet te Rruga A, në kompleksin e ndërtuar nga ACG.
Banesa është tërësisht e re dhe funksionale. Sistemin e ngrohjes e ka nën dysheme me energji elektrike.
Ka këtë renditje: Qëndrimi ditor | Kuzhinë me tryezari | 3 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 WC | 1 Depo | 1 Ballkon.
Objekti karakterizohet me cilësi të lartë ndërtimi dhe posedon: izolim me fasadë ventiluese, dritare me xhama treshtresorë, siguri 24h të objektit dhe hapësirave përreth, ujë 24h, mirëmbajtje të objektit nga NPB, 2 ashensorë, dhe parking të jashtëm të mjaftueshëm, etj.
Ndodhet në një lagje tejet të përshtatshme për banim.