Banesa ndodhet në objektin e ndërtuar nga ‘Art Construction’ në Lagjen e Spitalit. Ndodhet në lagje të përshtatshme për banim.
Është e mobiluar në tërësi me mobilje të reja dhe të kualitetit të lartë. Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe shumë shpejt do të lidhet me Termokos. Është e pajisur me fletë poseduese.
Objekti ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka hapësirë parkingu të mjaftueshme.
Banesa ndodhet në katin e 6-të dhe ka këtë rënditje:
| Qëndrimi ditor
| Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
| 2 Ballkona
Kontrata për pronën bëhet tek Noteri.